Ronaldo apo Messi, Kaka bën zgjedhjen e tij për më të mirin

Ricardo Kaka ka thyer heshtjen dhe këtë herë i është përgjigjur pyetjes se kush është më i mirë mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Mesfushori brazilian ka tradhtuar ish-shokun e tij të skuadrës te Reali i Madridit duke zgjedhur pikërisht yllin argjentinas.

“Kam luajtur me Ronaldon dhe ai është pabesueshëm, por unë shkoj për Messin. Leo është gjeni, një talent natyror. Mënyra e tij e të luajturit është e pabesueshme. Cristiano është një makinë. Ai nuk është vetëm i fortë, i fuqishëm dhe i shpejtë, por gjithashtu ka një mentalitet të jashtëzakonshëm.

Vullneti i tij për të fituar, luajtur dhe për të qenë më i miri është kaq i madh. Sipas mendimit tim, kjo është cilësia e tij më e jashtëzakonshme.  Në historinë e futbollit, Messi dhe Ronaldo janë padyshim ndër pesë lojtarët më të mirë. Të gjithë mund të jemi me fat që i kemi parë që të dy të luajnë”, u shpreh Kaka.

SHKARKO APP