Ronaldo arrin një tjetër rekord, i pari që kalon shifrën 1 miliard dollarë
Cristiano Ronaldo arrin një tjetër rekord të madh personal. Fenomeni portugez është bërë në fakt lojtari i parë që ka fituar më shumë se një miliard dollarë. Një arritje të tillë më parë e kishin prekur vetëm dy sportistë të tjerë të mëdhenj: golfisti Tyger Woods e boksieri Floyd Mayweather.
Ronaldo është i vetmi miliarder i një sporti skuadre. Një vend i parë që nga njëra anë tregon madhështinë e kampionit portugez dhe aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të ngritur në maksimum të ardhurat, duke u kthyer në një makinë, jo vetëm golash, por edhe parash.
Mes pagave, shpërblimeve e sponsorizimeve, në 17 vjet CR7 ka cuar në shtëpi më shumë se 1 miliard dollarë. Një shifër e frikshme,sidomos për një protagonist të sportit të skuadrës. Për ta kuptuar, mjafton të përmendësh faktin se rivali i përjetshëm i fushës Leo Messi, nuk i afrohet tek financat: për momentin i ndalur në kuotën 605 milionë dollarë.