Ronaldo blen aksionet e ish-klubit të tij Cruzeiro

Ish-futbollisti i Real Madridit dhe kombëtares braziliane, Ronaldo njoftoi një ditë më parë se ka blerë aksionet e ish-klubit të tij Cruzeiro.

“Fenomeni” i cili luajti për Cruzeiro në vitet 1990 kur ishte ende adoleshent arriti marrëveshjen për të blerë klubin dhe falë ndihmës së bankës XP.

Transaksioni u bë përmes kompanisë së ish-futbollistit “Tara Sport” dhe parashikon një investim prej 70 milionë dollarësh në klubin nga Belo Horizonte, i cili prej dy vitesh militon në kategorinë e dytë të Brazilit.

“Jam shumë i lumtur për përfundimin e këtij operacioni. Ne do ta kthejmë Cruzeiro aty ku e ka vendin”, tha Ronaldo.

SHKARKO APP