Cristiano Ronaldo ka fituar garën me dy miliarderë portugez për të blerë një apartament të ri në afërsi të lagjes ku është rritur në Lisbonë.
Vila e sulmuesit të Juventusit ka kushtuar 6 milionë euro duke u bërë apartamenti më i shtrenjtë në Portugali. Brenda apartamentit ka një dhomë për ushtrime fizike si dhe një pishinë. Ky apartament i Ronaldos është një nga më të veçantit në botë falë aksesorëve që disponon.

