Ronaldo: Ëndrra ime është që të luaj me djalin tim 14-vjeçar
Cristiano Ronaldo mbetet një nga figurat më të rëndësishme në futbollin botëror. Pavarësisht largimit të tij disa vite më parë në ligën saudite, sulmuesi portugez vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si për paraqitjet e tij në fushë ashtu edhe për deklaratat e tij jashtë saj.
Në një intervistë të dhënë për median franceze “Telefoot”, Ronaldo ka folur për debatin e përjetshëm të më të mirëve në histori dhe nevojën ose jo për të pasur një Botëror për të qenë i tillë.
“Nuk do të ishte e drejtë për mua të them se kam nevojë për një Botëror për të thënë se kam qenë i suksesshëm në karrierën time. Kur të vijë Botërori i ardhshëm, nëse jam ende i aftë fizikisht dhe mendërisht dhe nëse kombëtarja ka nevojë për shërbimet e mia, do të jem i disponueshëm”.
Përveç luajtjes në një Botëror tjetër, një nga ëndrrat e Cristiano Ronaldos është të ndajë fushën me djalin e tij para se të largohet nga futbolli: “Do të doja të luaja me djalin tim 14-vjeçar , por do të shohim, varet më shumë nga unë sesa nga ai.”

KOHA JONË SONDAZH

