Ronaldo i kërkon Ancelottit që të rikthejë Neymarin në Kombëtare: Nuk ka tjetër si ai!

Ronaldo Fenomeni ka kërkuar hapur nga trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, që të rikthejë Neymarin në kombëtare. Në katër ndeshjet e para si drejtues i Seleçaos, tekniku italian nuk e ka përfshirë sulmuesin 33-vjeçar të Santos-it.

Neymar është golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit me 79 gola në 128 ndeshje, dy më shumë se Pelé. Megjithatë, ai nuk ka veshur fanellën e Brazilit që prej tetorit 2023, kur pësoi një dëmtim të rëndë në gju. Pas eksperiencës në Arabinë Saudite te Al Hilal, “O Ney” është rikthyer në atdhe te Santos, ku po spikat sërish me paraqitjet e tij.

“Nuk kemi një tjetër lojtar si Neymar. Ai është vendimtar për Brazilin,” tha Ronaldo. “Të gjithë shpresojnë që të jetë në Botëror, sepse me të rezultatet tona do të jenë padyshim më të mira.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ancelotti nuk i ka mbyllur plotësisht dyert një rikthimi. Në shtator, tekniku italian deklaroi: “Duhet të rikthehet në formën më të mirë për të ndihmuar kombëtaren dhe për të dhënë maksimumin në Botëror.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?