Ronaldo i kërkon Juventusit Champions League si dhuratë për ditëlindje

Cristiano Ronaldo ka fituar 5 Champions League në karrierën e tij si futbollist profesionist, por ai e di shumë mirë se tashmë është momenti i duhur për të shpërthyer sërish. Ylli portugez nesër do të mbushë 35 vjeç dhe i ka kërkuar Juventusit, si dhuratë, kupën me veshë të mëdhenj.

Më shumë se t’ia kërkojë të tjerëve, portugezi është një që punon me veten: kështu që është e sigurt se do të ketë pak festime, pa lënë mënjanë stërvitjet, sepse tani mbetet pak nga faza e 1/8 e Champions League.

Një sulmues prej 22 golash në 27 ndeshje sezonale (19 gola në 19 ndeshje në Serie A, dy në gjashtë në Champions, një në Kupën e Italisë) ka nevojë të gjejë ndonjë kondicion tjetër nga ai që ka, por kthjelltësia është fondamentale në fazën finale të sezonit europian e ai është specialist në këtë kuptim.

Nuk është rastësi barazimi i rekordit të Trezeguet, pas nëntë ndeshjesh radhazi në gol në kampionat, CR7 tani synon të arrijë në 11, ashtu si vetëm Batistuta e Quagliarella e kanë arritur deri më tani.

Në një sezon e gjysmë, Ronaldo ka shënuar në 70 ndeshje 50 gola, duke merituar edhe një dedikim edhe nga Uefa, e duke parë kontratën që përfundon në 2022 objektivi i 100 golave është plotësisht i mundshëm.

SHKARKO APP