Ronaldo i mërzitur me fitoren e Realit, nuk shënoi si Messi

Cristiano Ronaldo çuditërisht nuk iu gëzua edhe aq fitores së fundit 2-0 të Realit të Madridit dhe dy golave që shënoi Garath Bale, për faktin se mos ndoshta dëshironte të shënonte vetë.  Madje ylli portugez nuk u shfaq të festonte me Bale, pas golave që u realizuan nga ky i fundit. Ronaldo nuk ka qenë në formë të mirë, që pas fitores së Topit të Artë dhe ky fakt e ka shqetësuar së tepërmi. Madje mediat raportojnë se edhe në dhomat e zhveshjes, ndryshe nga skuadra e tij, Ronaldo është shfaqur i mërzitur. Reali i Madridit pas kësaj fitoreje është në ndjekje të Barcelonës, me një pikë, dhe këtë javë do të luhet El Clasico në “Kamp Nou”, mes dy ekipeve pretendente për titullin kampion. Ndryshe nga forma e Ronaldos, për Barcelonën shkëlqeu Lionel Messi që shënoi dy gola ndaj Eibar në transfertë, njërin prej të cilëve me 11-metërsh, duke shfaqur formë më të shkëlqyer se Ronaldo.

 

La Liga – Java e 27-të

Swiss Digital Desktop Reklama

13 mars

Swiss Digital Mobile Reklama

 Valencia- Deortivo                          2-0

14 mars

Espanyol – Atletico Madrid           0-0

 Eibar – Barcelona                            0-2

 Rayo Vallecano –Granada           3-1

Celta Vigo – Athletic Bilbao           1-2

15 mars

Almeria  – Villarreal                          0-0

 Malaga –Cordoba                           2-0

 Sevilla – Elche                                   3-0

Real Madrid-Levante                      2-0

16 mars

20:45 Getafe – Real Sociedad

 

Klasifikimi:  Barcelona     65 pikë, Real Madrid 64,  Valencia 57,  Atletico Madrid 56,  Sevilla 52,  Villarreal 49,  Malaga 44,  Athletic Bilbao 36,  Espanyol 33,  Celta Vigo 32, Rayo Vallecano 32,   Real Sociedad 30, Getafe 29,  Eibar 27,  Elche 27,  Almeria 25,  Deportivo La Coruna 25,  Levante 25,  Granada 22,  Cordoba 18 pikë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?