FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Ronaldo ka frikë të mos goditet në fytyrë”, deklarata thumbuese e sulmuesit të Juves

Ish-sulmuesi i Juventusit, Nicola Amoruso është shprehur se Cristiano Ronaldo është më shumë i shqetësuar për imazhin e tij se sa për të mbrojtur në murin që vendoset në goditjet e lira. Ylli portugez ishte në mesin e lojtarëve që formuan murin para portierit në golin e dytë të shënuar nga Sergio Olivera, i cili bëri një goditje poshtë këmbëve të portugezit.

“Kurrë nuk do ta vendosja në barrierë gjatë goditjeve të lira. Ai ka frikë që të marrë një top në fytyrë, pasi kujdeset shumë për imazhin e tij”, deklaroi ish-sulmuesi me shenja ironizuese për “Sky Sport Italia”.

“Ne i zgjedhim lojtarët në mur. Kurrë nuk kishte ndodhur që të ktheheshin pas, ndoshta ndjenë se ishte distanca e largët dhe se nuk do të kishte rrezik. Ishte një gabim, zakonisht nuk ndodh. Ata menduan se nuk do të ishte një situatë e rrezikshme dhe pësuan gol”, deklaroi ndërkohë Pirlo. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?