Ronaldo ka kryer 18 testime që nga infektimi me Covid-19

Cristiano Ronaldo nuk mundi të ishte në duelin e parë ndaj Messit në Champions League, për shkak se është ende i infektuar me koronavirus. Portugezi rezultoi pozitiv në testin e fundit që bëri 24 orë para sfidës ndaj katalanave.

Kanali “TV1” në Portugali ka zbuluar edhe një prapaskenë shumë interesante. CR7 ka rezultuar 18 herë pozitiv në testet e vazhdueshme që ka kryer.

35-vjeçari doli pozitiv ishte më 13 tetor, në kohën sa ishte i grumbulluar me Portugalinë për ndeshjet e muajit tetor të Ligës së Kombeve. Kjo situatë e ka “tërbuar” yllin portugezin, i cili ka cilësuar si broçkulla testimin PCR.

SHKARKO APP