Ronaldo kërkon të thyejë një rekord te Juventusi

Cristiano Ronaldo doli i mërzitur nga fusha ndaj Interit, edhe pse kishte realizuar dy gola. Një arsye mund të jetë një rekord i bardhezinjve, që CR7 do tentoja të thyejë. Bëhet fjalë për realizimin e 100 gola më shpejt se kushdo me fanellën e Juventusit.

Aktualisht rekordi mbahet nga Omar Sivori (ishte pjesë e klubit nga Torino në periudhën 1957-1965), i cili i ka shënuar 100 golat në 124 ndeshje. Portugezi i Juventusit ka shënuar 87 gola deri më tani me skuadrën italiane.

Për t’i realizuar i janë dashur 112 ndeshje. Kështu, në 11 ndeshjet e radhës Ronaldo duhet të gjejë rrugën e rrjetës 13 herë, në mënyrë që të shkruajë emrin në historinë e Juventusit me këtë rekord të ri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?