Ronaldo largohet nga grumbullimi i Portugalisë, do e kalojë karantinën në Torino

Cristiano Ronaldo ka vendosur që të kthehet në Itali për të kryer aty periudhën e karantinës duke vendosur të izolohet në Torino. Një vendim që kampioni portugez e mori për të qëndruar në kontakt me stafin mjekësor të Juventusit me shpresën që të kthehet në fushë sa më shpejt.

Me siguri Ronaldo do të humbasë ndeshjen e kampionatit me Crotonen dhe atë të debutimit në Champions League kundër Dinamos së Kievit, por prezenca e tij është në rrezik serioz edhe për sfidën kundër Barcelonës dhe rivalit të tij të madh Lionel Messi.

Kjo pasi rregullorja e UEFA-s parashikon që një lojtar duhet të rezultojë negativ në një test ndaj Covid-19 një javë para ndeshjes në të cilën duhet të luajë. Numri 7 i bardhezinjve duhet të kalojë provën e tamponit para datës 21. Në këtë mënyrë do të jetë vendimtar tamponi i ardhshëm që pritet fundjavën që vjen, për të kuptuar se kur Ronaldo të të mund të bashkohet me skuadrën për tu kthyer në dispozicion të Pirlos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?