Ronaldo me 68 gola i bashkohet Gerd Mylerit në Europë

Cristiano Ronaldo ka barazuar nivelin e Gerd Myler dhe Robi Keane me 68 gola ndërkombëtarë të shënuar në Europë me dopietën e tij përballë Letonisë.

Kapiteni i Portugalisë shënoi një penallti dhe një gjysmë-rofishatë të mrekullueshme në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës, duke shënuar 7 gola në tre ndeshjet e fundit.

Ronaldo, goditi shtyllën edhe dy herë të tjera, dhe shprehu ndjenja zemërimi që nuk mundi të shënojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ylli i Real Madrid ka shënuar më shumë gola se çdo lojtar tjetër në arenën ndëkombëtare, është 12 gola para Messi-t, dhe ndodhet prapa Ferenc Puskas (84 gola), Sandor Kocsis (75) dhe Miroslav Klose (71)

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?