Ronaldo: Mendoja se në moshën 35 vjeç do të isha peshkatar në Madeira

Cristiano Ronaldo mbushi 35 të mërkurën. Futbollisti portugez festoi në Torino së bashku me familjarët dhe disa nga miqtë e tij, ndërkohë që dha një intervistë për “Canal 11”, ku foli edhe për synimet e radhës në karrierën e tij.

I pyetur se ku mendonte se do të ishte në moshën 35 vjeç: “Besoja se do të bëhesha peshkatar në Madeira. Ky që jam, nuk më erdhi kurrë në mendje. Doja të isha futbollist profesionist, por nuk kisha menduar se do të arrija që të fitoja kaq shumë.

Të luash me Juventusin më jep mundësi për të fituar sërish. Ne e dimë se do të jetë e vështirë, pasi varet nga shumë, por është e mundur sepse kemi një ekip të mirë dhe do t’i shohim gjërat hap pas hapi.

Goli më i bukur? Goli im më u bukur është ai kundër Juventusit, ai me roveshatë, është pa dyshim më i vështiri”, deklaroi Cristiano Ronaldo, i cii ka shënuar nga një gol për ndeshje këtë sezon me fanellën bardhezi. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP