Ronaldo, Messi dhe Neymar mbeten “fenomenët” në internet
Cristiano Ronaldo vazhdon të konfirmohet si një fenomen global, jo vetëm për atë që jep në fushën e lojës, por edhe për ndikimin e tij jashtë saj. Edhe në moshën 40-vjeçare, ylli portugez kryeson renditjen e futbollistëve më të kërkuar në Google, duke ruajtur vendin e parë edhe për vitin 2025.
Sipas të dhënave të kërkimeve online, Ronaldo ka qenë në krye të listës plot gjashtë herë gjatë dhjetë viteve të fundit, duke u shndërruar në figurën më konstante dhe më të ndjekur në botën e futbollit. Popullariteti i tij mbetet i pandryshuar, pavarësisht moshës, ndryshimeve të klubeve apo kampionateve ku ka luajtur ndër vite.
Interesi i vazhdueshëm ndaj Ronaldos dëshmon ndikimin e jashtëzakonshëm që ai ka në futbollin botëror dhe përtej tij, me emrin e tij që vazhdon të tërheqë vëmendjen e tifozëve në çdo cep të globit.
Ndërkohë, edhe futbollistë të tjerë kanë shënuar kulmet e tyre në kërkimet online. Talenti i ri Lamine Yamal u shndërrua në një nga emrat më të kërkuar gjatë vitit 2024, falë paraqitjeve mbresëlënëse dhe potencialit të madh në një moshë shumë të re. Nga ana tjetër, Lionel Messi dominoi kërkimet në vitin 2022, pas triumfit historik të Argjentinës në Kupën e Botës, sukses që shënoi një moment kulmor në karrierën e tij.

KOHA JONË SONDAZH

