Ronaldo: Messi, kundërshtari që admiroj më shumë

Në një intervistë për Coach Magazine, Cristiano Ronaldo ka deklaruar hapur se kundërshtari që admiron më shumë është Lionel Messi.

“Ekziston një respekt i madh reciprok mes meje dhe Messi-t. Mediat duan ta bëjnë sikur jemi në luftë me njëri tjetrin. Një gjë e till nuk ekziston. Nuk është se jemi shokë të mirë, por ka shumë respekt nga të dyja anët”.

Cristiano Ronaldo foli dhe për vitin e mrekullueshëm që kaloi duke fituar Champions League dhe Kupën e Europës me Portugalinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai gjithashtu tha se inspirimi i tij më i madh ka qenë vetja e tij dhe asnjë lojtar tjetër. Portugezi vlerësoi dhe rëndësinë e Sir Alex Ferguson si një baba për të, në momentin që ai pikërisht duhej të rritej.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?