Ronaldo mund të ribashkohet në stërvitje me Juventusin edhe pse është pozitiv me koronavirus
Cristiano Ronaldo edhe pse vazhdon të mbetet pozitiv me koronavirus mund t’i japë fund vetë-izolimit në 3 ditët e ardhshme, pasi ka një ngarkesë të ulët virale. Ronaldo kurrë nuk ka pasur simptoma dhe ka qëndruar në karantinë për 18 ditët e fundit dhe gjatë tri ditëve të ardhshme mund të largohet nga izolimi.
Sipas gazetës “Tuttosport”, protokolli i miratuar nga komiteti Teknik-Shkencor në Itali lejon që njerëzit asimptomatikë me një ngarkesë të ulët virale të lënë vetë-izolimin pas 21 ditësh pasi është e pamundur që ata të infektojnë njerëz të tjerë.
Megjithatë, sulmuesi i Juventusit nuk do të ishte në gjendje të zbriste në fushë derisa të ketë një test negativ të Covid-19. Në këtë sezon të Serie A me bardhezinjtë ylli portugez ka realizuar 3 gola në 2 takime ndërsa mungesa e tij është ndierë shumë në ndeshjet e fundit.