Ronaldo një makineri golash, por shokët e ekipit i “prishin” buzëqeshjen
Juventus po kalon një moment të vështirë në Seria A, por krejt e kundërta po ndodh me Cristiano Ronaldon. Sulmuesi portugez në javën kur mbsuhi 35 vjeç, u bë sërish protagonist duke shënuar një tjetër gol.
Fenomeni portugez u fut në historinë e Juventusit, duke u bërë i pari që shënon në 10 ndeshje radhazi. CR7 gjithsesi duket i pamjaftueshëm për këtë Juventus që vetëm eci në fushë ndaj Veronës në Bentegodi.
Ronaldo ka shënuar 71% të gjithë totalit të golave duke filluar nga muaji dhjetori (15 nga 21). Një përqindje rekord në 5 kampionatet kryesore në Europë. Nuk mbarojnë këtu rekordet e tij, teksa ka shënuar në 13 nga 15 stadiumet në të cilat ka luajtur në Seria A, me një përqindje që arrin në 87. Vetëm ndaj Bolognës dhe Parmës nuk ka shënuar në transfertë, ndërkohë që ka munguar në Cagliari, Ferrara, Lecce dhe Brescia. /R.Lika-Koha Jone/