
Juventus ka arritur që të zhbllokojë shumë shpejt në fillimin e pjesës së dytë ndaj Cagliarit. Cristiano Ronaldo ka përfituar nga një gabim i mbrojtësit Clavan në minutën e 49-të.
Portugezi shënon prej 5 ndeshjesh radhazi në Seria A, ndërkohë që realizon të parin ndaj ekipit të Cagliarit.