Ronaldo nuk i mjafton Juves në Amsterdam, Barcelona fiton në Manchester (VIDEO)

Ritëm i shfrenuar, spektakël dhe gola, por as Ajax dhe as Juventus nuk arrijnë që të fitojnë në duelin e parë të luajtur në “Johan Cruyff Arena”. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1, me të dyja skuadrat që shpërdoruan shumë mundësi shënimi. Sfida nis me shumë ritëm, por sinjalin e parë do ta jepte Bernandeschi me një goditje të fortë në hyrje të zonës, e cila përfundoi pranë kuadratit. Ajax fiton shumë besim në minutat në vijim duke dominuar në mbajtjen e topit. Zieyech tentoi një gol spektakolar në minutën e 18-të, por portieri Szczesny bën një ndërhyrje po aq të bukur. Disa minuta më pas van de Beek edhe pse ishte në poicion shumë të bukur e goditi topin ngjitur me shtyllën. Në minutën e 37-të, Ronaldo shërben mjaft mirë për Bernandeschin në zonë, por kthesa e sulmuesit italian përfundon jashtë.

Në momentin më të mirë të vendasve, Juventus arriti që të gjente golin e avantazhit. Cancelo jep një krosim magjik për Ronaldon, i cili brenda zonës është një “vrasës” i pamëshirshëm. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën, Ajax gjeti menjëherë golin e barazimit vetëm pas 35 sekondash. Cancelo humbet një top që ja rrëmben Neres dhe me një inkursion të bukur arrin që ta dërgojë topin në cepin e portës së bardhezinvje. Sulmuesi i Ajax edhe 3 minuta më pas humbi një tjetër mundësi shënimi për të kaluar ekipin e tij në epërsi. 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Ekkelenkamp humbi një mundësi të artë shënimi, pasi u ndal nga portieri Szczesny .

Swiss Digital Desktop Reklama
  • 45’ 0-1 Juventus arrin që të kalojë në avantazh në fundin e pjesës së parë. Pas një aksioni të shpejt, Cancelo shërben mjaft mirë në zonë për Ronaldon, i cili arriti që të shënojë me kokë
  • 46’ 1-1 Ajaxi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë duke shënuar vetëm pas 35 sekondash. Neres pas një aksioni personal në krahun e majtë, e dërgoi topin në cepin e portës së portierit të bardhezinjve.

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

Barcelona hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në gjysmëfinale, pasi ka fituar minimalisht 1-0 në duelin e parë të luajtur në “Old Trafford”. Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për blaugranët që gjetën golin e avantazhit që në minutën e 12-të. Messi shërben një pasim shumë të bukur në zonë për Suarez, që goditi me kokë, ndërkohë që në fund e ndihmon edhe një devijim i Shaë. United tentoi që të reagonte, por e kishte shumë të vështirë gjetjen e hapësirave në zonën e kundërshtarëve. Në krahun tjetër, ekipi i Valverdes,u afrua golit të dytë në minutën e 65-të me Luis Suarez.

  • 12’ 0-1 Barcelona gjen shumë shpejt rrugën e rrjetës. Lionel Messi kroson në zonë për Suarez, i cili nuk fal me kokë. Fillimisht arbitri dha pozicion jashtë loje, por më pas goli u cilësua i rregullt

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?