Ronaldo nuk njeh moshë, shënon golin e 965 në karrierë (VIDEO)

Cristiano Ronaldo theu sërish kufijtë e historisë duke realizuar golin e 965-të zyrtar në karrierë. 41-vjeçari ishte i saktë nga pika e bardhë në fitoren 5-0 ndaj Al-Najma, duke dëshmuar se instinkti i tij për gol mbetet i pamëshirshëm edhe pas dy dekadash.

Nga Sportingu i Lisbonës te Manchester United, nga Real Madrid te Juventus dhe sot te Al Nassr, si edhe me Kombëtaren e Portugalisë, Ronaldo vazhdon të ndërtojë një trashëgimi që sfidon kohën dhe statistikat. Festimi i tij është komentuar si provokim ndaj shokut të kombëtares portugeze, Ruben Neves, për komentin e këtij të fundit mbi akordimin e penalltive.

Pavarësisht se ka shënuar 21 gola në po aq ndeshje këtë sezon, Ronaldo aktualisht renditet i treti në listën e golashënuesve të Kampionatit Saudit. Në krye qëndron sulmuesi anglez Ivan Toney me 23 gola për Al Ahli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ronaldo hyri në sezonin 2025/26 pas disa çmimeve radhazi të “Këpucës së Artë”. Ai realizoi 35 gola në 31 ndeshje gjatë sezonit 2023/24 dhe më pas 25 gola në 30 paraqitje sezonin e kaluar. Nëse e fiton sërish këtë trofe, ai do të bëhej lojtari i parë evropian në historinë e Ligës Saudite që e fiton për tre sezone radhazi.

Swiss Digital Mobile Reklama
5 star ⭐️ performance as Ronaldo scores, assists as Al Nassr retake RSL lead! | Powered by Toyota

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?