Ronaldo pas infektimit me Covid-19 rrezikon sfidën me Messin, ja arsyeja
Cristiano Ronaldo me siguri që pas infektimit me koronavirus do të humbasë sfidën e së shtunës kundër Crotones, si dhe sfidën e parë të sezonit në Champions League kundër Dinamo Kiev. Prezenca e tij në fushë është në rrezik të madh edhe për super ndeshjen kundër Barcelonës, kundër rivalit të shekullit, Messi.
Kjo sepse rregullorja e UEFA-s parashikon që një futbollist duhet të rezultojë negativë një javë përpara. Ndaj duke marrë në konsideratë faktin që në kalendar dueli luhet të mërkurën e 28 tetorit, numri 7 i Juventusit duhet të dalë negativ deri më datë 21.
Tamponi i radhës mund të jetë përcaktues nëse Cristiano Ronaldo do të jetë shëruar në kohë rekord për t’u vendosur në karantinë. Për momentin ai po qëndron në izolim në Portugali, ku8 parashikohet një karantinë 14-ditore. /R.Lika-Koha Jone/