Kristiano Ronaldo reagon pas humbjes 5-0: Tifozët tanë nuk e meritojnë këtë turpërim

Manchester United pësoi dje një humbje të rëndë 5-0 në “Old Trafford” ndaj një rivali historik si Liverpooli. Cristiano Ronaldo nuk mundi të ndihmonte skuadrën e tij, pasi një nga golat iu anulua për pozicion jashtë loje. Portugezi ka reaguar në rrjetet sociale, duke motivuar shokët e tij të ekipit.

“Ndonjëherë rezultati i ndeshjes nuk është ai për të cilin kemi luftuar. Në disa raste rezultati nuk është ai që duam. Por, kjo varet nga ne, vetëm nga ne, sepse nuk ka asnjë tjetër për të fajësuar.

Tifozët tanë edhe një herë tjetër kanë qenë fantastik në mbështetjen e vazhdueshme që na kanë dhënë. Ata meritojnë më të mirën, shumë më mirë, dhe jemi ne ata që duhet tua japim këto. Momenti është tani”, shkroi portugezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?