Ronaldo shënon golin e dytë, gafë e rëndë e portierit De Gea (VIDEO)
Portugalia ka fituar 2-1 në pjesën e parë ndaj Spanjës.Cristiano Ronaldo është rrëzuar brenda zonës pas një kontakti me Sergio Ramos në minutën e 3-të. Nga pika e bardhë shkoi vetë portugezi, i cili mposhti portierin De Gea, duke e dërguar topin në anën tjetër, të hedhjes së gardianit. Sfida është e ndezur, teksa David Silva është shumë pranë golit në minutën e 20-të, pas një pasimi magjik të Iniestës brenda zonës, ndërkohë që në krahun tjetër portugezët janë shumë pranë golit të dytë me Guedes pas një kundërsulmi.
Spanja gjeti golin e barazimit në minutën e 23-të. Diego Costa kontrollon mjaft mirë topin në zonë, duke pasur një përplasje me Pepe, dhe më pas me një veprim të bukur në hyrje të zonës, e dërgon topin në rrjetë. Asnjë mundësi reagimi për portierin Rui Patricio, që u tradhtua nga mbrojtja.
“Furija Roja” merr zemër nga goli dhe për pak sa nuk e gjenë atë me Iscon që godet shtyllën, ndërkohë që më pas topi largohet në limitet e zonës nga portieri i Portugalisë. Kur të gjithë prisnin që fraksioni i parë të mbyllej në barazim, Cristiano Ronaldo lëshon një goditje të fortë në hyrje të zonës, e cila nuk kontrollohet në mënyrë qesharake nga portieri De Gea, i cili bën një gabim të rëndë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

