Ronaldo shpëton nga humbja Juventusin me dy penallti ndaj super Atalantës (VIDEO)

Juventus i falet dy penalltive të Ronaldos ndaj Atalëntës për të dale me një pikë nga “Allianz Stadium”. Skuadra e Gasperini u konfirmua si skuadra më në formë e momentit duke i hapur shumë telashe ekipit torinez, për t’i marrë një barazim 2-2.

Sfida do të niste mjaft mirë për zikaltrit që do të zhbllokonin ndeshjen pas 16 minutash lojë me Duvan Zapatën. Juventus do të kundërpërgjigjej vetëm në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 54-t, Dybala fiton një penallti pas një prekje të topit me dorë. Nga pika e bardhë Cristiano Ronaldo nuk falë, duke shënuar golin e 27-të këtë sezon në Seria A.

Atalanta gjithsesi arriti që të rikthehej sërish 9 minuta nga fundi me Malinovsky-in që do të realizonte një super gol, edhe pse kishte pak minuta në fushë. Emocionet nuk kishin fund këtu, teksa 1 minutë nga fundi bardhezinjtë fituan një tjetër penallti që do të kthehej në gol nga Ronaldo. Portugezi ka realizua 28 gola në Seria A këtë sezon, vetëm një më pak se Immobile.

Me këtë barazim Juventus mbetet në vendin e parë, por tashmë me 8 pikë larg Lazios dhe 9 pikë nga Atalanta. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP