Ronaldo s’i mjafton Juventusit, Verona e Kumbullës merr një fitore të çmendur (VIDEO)
Verona vijon të konfirmohet si skuadra surprizë e këtij sezoni në Seria A, teksa mbrëmjen e sotme i ka shkaktuar një humbje të hidhur më përmbysje 2-1 Juventusit.
Në pjesën e parë ndeshja është me një ritëm të lartë, me shanse shënimi në të dyja krahët. Në minutën e 20-të Douglas Costa dhuron spetkakël dhe lëshon një të majtë të hidhur në hyrje të zonës që do të stampohej në traversë. Disa sekonda më pas Marash Kumbulla gjeti rrugën e rrjetës, por arbitri e anuloi me VAR pasi ishte në pozicion të parregullt. Në fundin e pjesës së parë Ronaldo goditi shtyllën pas një aksioni mjaft të mirë.
Në fillimin e pjesës së dytë, Juventusi pretendoi me penallti, por nuk do të mendonte kështu arbitri. Në minutën e 65-të, Cristiano Ronaldo shënoi golin e avantazhit me një fantastik pas duelit me Rrahmanin. Portugezi shënoi për të 10-n ndeshje radhazi, teksa ishte goli i 20 në këtë sezon.
Gjithsesi vendasit do të reagonin mjaft mirë, duke gjetur barazimin në minutën e 76-të me Fabio Borinin që përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes torineze. Ekipi i Juric nuk u ndal me kaq, teksa katër minuta nga fundi fitoi një penallti që do të kthehej në gol nga Pazzini. Kjo është humbja e tretë sezonale për Juventusin. /R.Lika-Koha Jone/