Ronaldo te Galatasaray, drejtuesi: Nuk e kufizojmë imagjinatën!

Cristiano Ronaldon mund ta shohim shumë shpejt te Galatasaray. Afrimi që pritet të ndodhë në merkaton e dimrit mund t’i kushtojë klubit turk shifra të frikshme.

Sipas raportimeve nga mediet turke, bëhet fjalë për nja nga lojtarët më të mirë që ka njohur bota e futbollit deri më tani, Galatasaray thuhet se mund të firmosë me Cristiano Ronaldon.

Klubi turk është i gatshëm ta ndihmojë sulmuesin, madje thuhet se bordi drejtues i klubit nga Stambolli është optimist pavarësisht se paga e CR7 është stratosferike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Erden Timur, anëtar i bordit drejtues të klubit turk tha për mediet vendase: “Ne kemi blerë lojtarë që të bëjnë të ëndërrosh dhe duam të afrojmë dhe të tjerë. Ne nuk e kufizojmë imagjinatën, por nuk mund të përmendim emra tani.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?