Ronaldo “thumbon” Messin: Rivaliteti i mirë, talenti është i kotë pa …

Rivaliteti është i mirë në çdo fushë të jetës.

Këtë e di edhe sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo. Portugezi ka pohuar se rivaliteti me Lionel Messin e ka bërë akoma më të mirë, ndërsa u shpreh se talenti dhe puna e palodhur e ka ndihmuar që të kap majat.

“Përballja me njëri-tjetrin në Spanjë na lejoi të përmirësohemi. Kur isha te Reali i Madridit e ndjeva këtë presion. Ishte një rivalitet i shëndetshëm. Para së gjithash ju keni nevojë për talent, përndryshe nuk do të vlerësoni shumë. Sidoqoftë, talenti është i kotë pa punë të palodhur. Nuk do të kisha arritur kurrë atje ku jam sot, pa kulturën e punës së palodhur”, tha Ronaldo për “France Football”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë “thyer” çdo tabujë në fushën e futbollit, ku rivaliteti i tyre kapi kulmin si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Në 11 sezonet e fundit, dyshja kanë fituar 5 herë “Topin e Artë”, trofe të cilin pretendojnë ta fitojnë dhe këtë vit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?