Ronaldo trondit botën e futbollit: “Ky mund të jetë viti im i fundit”

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka lënë të kuptohet se sezoni i ardhshëm mund të jetë i fundit në karrierën e tij të shkëlqyer. Në një intervistë për revistën Vogue, ai deklaroi se “ky ndoshta do të jetë viti im i fundit në futboll dhe unë dua të lë një trashëgimi spektakolare.” Ronaldo theksoi se ka planifikuar tashmë të gjithë të ardhmen e tij, me shumë angazhime që do ta mbajnë të zënë pas largimit nga fusha. Ai shtoi se është e vështirë të përmendësh vetëm një prej tyre.

Ai shpjegoi se futbolli mund të lërë një boshllëk të madh, të cilin do ta mbushë duke shijuar më shumë jetën, duke udhëtuar, duke luajtur padel dhe duke shfrytëzuar atë që ka fituar gjatë 25 viteve plot sakrifica. Këto deklarata vijnë në një kohë kur shenjat e një tërheqjeje të afërt janë të dukshme dhe të shumta.

Sipas artikullit, Ronaldo është 41 vjeç dhe ka nevojë për 24 gola për të arritur shifrën ambicioze të 1000 golave në karrierë. Për ta bërë këtë, atij i duhet të shënojë vetëm katër gola më pak se sezonin e kaluar me Al-Nassr, skuadër me të cilën ka një kontratë që skadon në qershor 2027. Këto deklarata marrin edhe më shumë peshë pasi vijnë pak ditë pas letrës së Lionel Messit, ku ai gjithashtu la të kuptohej se tërheqja e tij nuk ishte larg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrë nga La Gazzetta dello Sport

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?