Ronaldo zbulon kujt ia dedikon titullin kampion me Juventusin

Cristiano Ronaldo është shpallur mbrëmjen e djeshme kampion i Serie A, me skuadrën e Juventus.

Tri pikët e fituara kundër Sampdoria kanë bërë që Juventusi zyrtarisht të jetë kampion i Italisë.

Ky titull erdhi në një kohë shumë të vështirë dhe mund të konsiderohet si titull special, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me situatën është kujtuar edhe Cristisno Ronaldo, i cili madje ka një dedikim të veçantë të këtij triumfi. Ai ia dedikon titullin të gjithë tifozëve që po përballen me Covid-19.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ronaldo u shpreh:

E kryer! Kampionë të Italisë. I kënaqur për titullin e dytë radhazi dhe kontributin në bërjen e historisë me këtë klub të madh. Ky titull i dedikohet të gjithë tifozëve të Juventusit, në veçanti atyre që kanë vuajtur dhe janë duke vuajtur nga pandemia që na ka goditur befas të gjithëve”.

Kujtojmë që Ronaldo këtë sezon ka shkuar tashmë në kuotën e 31 golave nduke gjetur rrjetën edhe mbrëmë dhe duke rivalizuar me Immobilen për Këpucën e Artë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?