Rosell: Blerja e Neymar më solli shumë armiq, qëndrimi në burg një kurë e mirë

Sandro Rosell është një nga presidentët më problematikë në historinë e Barcelonës. Ai u emërua numri 1 i Barçës në vitin 2010 kur mposhti në zgjedhje Joan Laportan. 56-vjeçari ka folur rreth situatës së ditëve të vështira për La Sexta, teksa tregon detaje nga jeta në izolim. Ai fitoi garën e fortë dhe bleu Neymar në vitin 2013, veprim i cili i krijoi shumë armiq dhe probleme pafund.

“Kam ndjerë mllef, por jo shumë. Nëna ime ma përsëriste gjithmonë që nuk fiton gjë prej mërisë. Por e kam ndjerë, edhe pse mësohesh me qëndrimin në burg. Nuk më pëlqente të qëndroja në radhë për ndonjë shërbim, por mësohesh.

Qëndrimi në burg është një kurë e mirë në lidhje me përulësinë. Më ka ndihmuar fakti që kam qenë presidenti i Barcelonës, më thërrisnin ‘El Presi’. Bisedonim shumë për futboll aty. Kundër meje nuk ishte një gabim gjyqësor, ishte një komplot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Neymar? Ne nuk kemi bërë asgjë të gabuar, varet nga interpretimi. Blerja e tij më solli shumë armiq. Fjala armik është i fortë, por ishte shumë më tepër sesa një rivalitet”, përfundon Rosell.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?