Rosell: Nëse do të isha president i Barcelonës, do të blija Neymarin
Ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, deklaroi se do të përpiqej të nënshkruante me yllin e PSG, Neymar, nëse do të mbante postin e dikurshëm. 56-vjeçari ka një vlerësim të veçantë për brazilianin, duke e cilësuar futbollistin e dytë më të mirë në botë.
“Nëse do të isha president i Barçës, do të përpiqesha të nënshkruaja me Neymar. Ai është lojtari i dytë më i mirë në botë, pas Messit, dhe përshtatet në mënyrë të përkryer me filozofinë e klubit”, tha Rosell për COPE.
Neymar shënoi 13 gola në Ligue 1, para se kampionati francez të pezullohej për shkak të pandemisë së koronavirusit, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë ofertë zyrtare nga Barcelona për të.