Roshi gjen rrugën e rrjetës në Rusi, i jep një pikë ekipit të tij (VIDEO)

Odise Roshi e ka rinisur si duhet kampionatin me skuadrën e tij. Mesfushori shqiptar i Akhmat Grozny ka gjetur golin e tij të katërt në ndeshjen kundër Rostovit të mbyllur me rezultatin 1-1 në shtëpi.

Pas avantazhit të rivalëve, Roshi arriti që të barazonte rezultatin në fillimin e pjesës së dytë. Mesfushori fierak do të shënonte nga pika e bardhë, edhe pse portieri në fakt do ta kuptonte krahun e goditjes së tij.

Në fushën e lojës, ishte edhe një tjetër shqiptar, Bernard Berisha.Ekipi i shqiptarëve po lufton për të qëndruar në elitën e kampionatit rus të futbollit. Momentalisht ndodhet në zonën e “play-out”-it.

SHKARKO APP