Roshi shënon super gol në Superligën ruse, i frikshëm në krahun e djathtë (VIDEO)

Odise Roshi po kalon një formë shumë të mirë te skuadra e Akhmat Gorzny në Superligën e Rusisë. Sulmuesi i kombëtares sonë ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij në fitoren 1-2 në fushën e Orenburgut në javën e 16-të të kampionatit.

 

Në minutën e 17-të, pas një topi të gjatë të nisur nga portieri, Kharin shërbeu për Roshin në krahun e djathtë të sulmit, teksa “shigjeta” e kombëtares sonë me një shpejtësi të frikshme në krahun e djathtë arrin që ta dërgojë topin në fundin e rrjetës.

3 gola në kampionat, aq më tepër brenda 17 javëve, Roshi nuk i kishte realizuar gjatë tre sezoneve të mëparshme te kjo skuadër.

SHKARKO APP