Roshi zbulon dy ëndrrat e mëdha, Kupa e Botës dhe La Liga

Odise Roshi ishte një prej protagonistëve të mëdhenj të Kombëtares në kualifikueset e “Euro 2020”, edhe pse në disa ndeshje nuk është aktivizuar në krahun e djathtë. 28-vjeçari u votua më shumë se të gjithë në një sondazh në rrjetet sociale, teksa ka edhe një ëndërr të madhe me Kombëtaren.

“Shpresoj që të bëjmë gjëra të mëdha në të ardhmen. Unë personalisht kam shumë dëshirë që të futemi në Botëror.

E ardhmja? La Liga është nga kampionatet më të fortë për momentin dhe do të ishte kënaqësi të isha pjesë e saj”, deklaroi Roshi.

Në maj të vitit 2019, Roshi rinovoi kontratën me Akhmat Groznin deri në vitin 2022, ndërsa vlera e tij në merkato përllogaritet në 1,2 milionë euro.

SHKARKO APP