Rostov ‘shokon’ Bayernin, e mposht 3-2

Bayerni pëson sërish humbje, këtë rradhë në Ligën e Kampionëve. Pas “shuplakës” së marrë nga Dortmundi në kampionat, është radha Rostov që të “shokojë” kampionët e Gjermanisë.

Skuadra ruse arriti të mposhtë Bayernin me rezultatin 3-2, sfidë e vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve.

Fillimisht ishin mysafirët që shënuan në minutën e 35 me anë të Douglas Costa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më, bavarezët nuk e panë me sy epërsinë. Azmoun në fund të pjesës së parë shënoi për 1-1 çka barazoi shifrat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fillim të pjesës së dytë Poloz u tregua i sakt nga pika e bardhë e penalltisë (50’), para se të barazonte menjëherë Bernat (52’).

Në minutën e 67-të Christian Noboa u tregua mjeshtëror kur me një goditje fantastike mposhti portierin Neuer duke i cuar shifrat në 3-2.

Ky ishte edhe rezultati përfundimtar i sfidës, pavarësisht dominimit të lartë të Bayernit dhe përpjekjeve për të barazuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?