Roy Keane dhe Gary Neville hedhin akuza ndaj ekipeve italiane: Në kohën tonë përdornin doping!

Roy Keane dhe Gary Neville, dy legjenda të Manchester United hedhin akuza të forta ndaj skuadrave italiane. Në një bashkëbisedim online në Youtube, dyshja thekson se skuadrat italiane dhe lojtarët e tyre në atë kohë nuk ishin të pastër duke ngritur dyshime për përdorim të dopingut.

“Mendoj se disa prej skuadrave që kemi luajtur në atë kohë nuk ishin të pastra, e kemi thënë edhe atëherë. Nuk mund të përmend emra lojtarësh apo klubesh, por e pamë se çfarë ndodhi më pas me mjekësinë dhe çiklizmin.

Atëherë ne ishim shumë në formë, por pas një ndeshje ndaj italianëve dola nga fusha pa pikën e energjisë, ndihesha i shkatërruar dhe mendova se diçka nuk shkonte”, u shpreh Neville.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kean shkoi edhe më tej duke theksuar se italianët dukeshin në fytyrë që nuk ishin lodhur fare: “Kur përballeshim me italianët, në fundin e ndeshjes ishim të shkatërruar. Ndërkohë ata dukeshin sikur nuk kishin luajtur fare, e shikoja në fytyrën e tyre që nuk ishin fare të lodhur”, tha Kean.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kean dhe Neville si lojtarë të Manchester United  në atë periudhë janë përballur me skuadra italiane si Juventus, Inter, Lazio, Fiorentina dhe Milan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?