Roy Keane e quan “budalla” Berishën: E pafalshme, çfarë po bënte? (VIDEO)

Ish-futbollisti i njohur anglez, Roy Keane e ka cilësuar si “budalla” portierin e Kombëtares sonë, Etrit Berisha, i cili pësoi një gol nga mesi i fushës në ndeshjen kundër Kazakistanit. Në analizën që ka bërë për kanalin “ITV” në Angli, Keane ka qenë i ashpër me kritikat e tij.

“Nuk mund ta falësh atë. Është një ndeshje ndërkombëtare … “Çfarë po bënte? Jam i nervozuar kur e shoh. Budalla … shikojeni këtë”, thotë Keane kur u pyet se çfarë do të mendonte po të ishte trajner i Berishës. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP