Rrahmani dhe Kumbulla ndalin Lazion, Strakosha konfirmohet si “Superman” (VIDEO)
Lazio nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola në duelin e prapambetur ndaj Veronës në kampionat. Dueli i shqiptarëve me Strakoshën nga njëra anë dhe Kumbullën e Rrahmanin në anën tjetër ishte shumë i luftuar, por nuk prodhoi fitues.
Në fraksionin e parë, Verona ju afrua golit, por Strakosha e ndali me dy pritje fantastike duke shpëtuar skuadrën e tij. Në krahun tjetër Luis Alberto ju afrua golit në dy raste, por u ndal nga shtylla.
5 minuta nga fundi, Strakosha bëri një pritje spektakolare ndaj Borinit duke i mohuar një gol të sigurt. Me këtë barazim Lazio mbetet në vendin e tretë me 50 pikë, një më pak se Interi i vendit të dytë. /R.Lika-Koha Jone/