Rrahmani: E çojmë Napolin atje ku e meriton, objektivi vendi i katërt!

Amir Rrahmani, mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, i transferuar nga Verona, është gati të përballet me sezonin e tij të parë me fanellën e Napolit: “Objektivi vendi i katërt? Po, shpresojmë ta kthejmë Napolin aty ku meriton të jetë”, ka thënë ish-mbrojtësi i Partizanit e Veronës, që ishte blerë që në janar nga De Laurentiis por që debutimin me të kaltrit do ta bëjë vetëm në sezonin e ri.

Kosovari flet që tani si lider i skuadrës napoletane ndonëse është e qartë se në fund të gjithë vihen në shërbim të asaj që kërkon trajneri: “Ndihem më mirë të luaj në një linjë me katër mbrojtës. Të gjithë vitet e karrierës, me përjashtim të atij të fundit në Kroaci e këtij me Veronën, kam luajtur në linjë katërshe dhe e preferoj. Pastaj natyrisht varet nga ajo që do trajneri. Ne dëgjojmë trajnerin e japim maksimumin”.

Rrahmani ka dhënë mendimin e tij edhe për blerjen e re të Napolit, Osimhen: “Është i shpejtë dhe është një sulmues i vërtetë, kërkon të bëjë gol në çdo moment. Në stërvitje duhet të bëj kujdes, por vetëm ndaj tij. Tek Napoli janë të gjithë të fortë…”.

SHKARKO APP