Rrahmani: Me Shqipërinë ndeshje e madhe, do vijë momenti im edhe te Napoli!

Amir Rrahmani u rikthye te Kosova për ndeshjet e muajit nëntor pas mungesës në sfidën e rëndësishme ndaj Maqedonisë së Veriut në tetor. Duke folur pas ndeshjes Shqipëri-Kosovë mbrojtësi komentoi edhe momentin që po kalon te skuadra e Napolit.

“Të përfaqësosh shtetin tënd është ndjenjë që nuk përshkruhet. Me Shqipërinë është ndeshje e madhe edhe pse pa tifozë. Shpresoj që të fitojmë me Slloveninë. Nuk e mendon askush që të shkojmë në Ligën D. Këtë gjë duhet ta vërtetojmë në ndeshjet e radhës. Napoli? Kanë investuar te mua që kur më blenë. Kishin plan shitjen e Koulibaly.

Koronavirusi ndikoi dhe gjërat shkuan ashtu siç shkuan. Më kanë thënë që jam pjesë e rëndësishme e ekipit dhe besoj se shumë shpejt do të vijë momenti. Kisha oferta nga Celtic dhe Standarg Liege, por në fund firmosa te Napoli, ky ishte hapi më i rëndësishëm në jetën time”, u shpreh Rrahmani.

SHKARKO APP