Rrahmani sfidon Milanin për titullin: Dua të mbahemi mend si heronj te Napoli!
“Dua të mbahemi mend si heronj”. Kështu mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani karikon shokët e tij në prag të ndeshjes direkte për titullin ndaj Milanit, që do të luhet të dielën në mbrëmje. Në një intervistë të dhënë për “Radio Kiss Kiss” mbrojtësi i Kosovës shprehet optimist.
“Nuk duhet ta themi shumë atë fjalë (titull) pasi është herët. Ne kemi një ëndërr dhe qëllim të madh për të arritur. Fakti që kemi një javë në dispozicion ëhstë një aspekt pozitiv. Ne duhet të mbahemi mend si heronj, Do të përpiqemi deri në fund.
Krahasimi me Albiol? Nëse e thonë tifozët, jam i luajtur. Kam nevojë për vazhdimësi dhe të luaj me Koulibaly është më e lehtë. Ai është i mrekullueshëm. Edhe kur kisha pak hapësira. Kisha besim në aftësitë e mia. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe ndoshta të bëj edhe më mirë.
Ndaj Milanit do të përpiqemi që të mos pësojmë gol. Të mbash portën e paprekur është diçka shumë e rëndësishme për mbrojtësit dhe portierin. Fitorja nda Lazios ishte shumë e rëndësishme. Janë 4 apo 5 skuadra në gatë për titullin. Edhe Juventus dhe Atalanta janë mes tyre. Mund të ndodhë gjithçka”, tha Rrahmani. /R.Lika-Koha Jonë/