Rrahmani transferohet te Napoli, nesër kryen vizitat mjekësore

Amir Rrahmani mund të quhet një futbollist i skuadrës së Napolit. Ish-mbrojtësi i Partizanit ditën e nesërme do të zyrtarizojë transferimin te skuadra e Gattusos.

Lojtari i Veronës do të zbarkojë në “Villa Stuart” për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 1.8 milionë euro në sezon.

Mbrojtësi i Kosovës gjithsesi do të rikthehet sërish në dispozicion të trajnerit Juric deri në fund të sezonit. Napoli për këtë transferim pritet që të paguajë plotë 14 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP