Rrëfimi i De Biasit, nga pengu në Europian deri te largimi i papritur nga drejtimi i kuqezinjve

Ish-trajneri i kombëtares, Giani De Biasi, ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Story”, ku ka bërë një rrëfim të gjatë në lidhje me aventurën 5-vjeçare në stolin kuqezi.

De Biasi, cili është pengu më i madh që keni nga Europiani i Francës?

Më vjen shumë keq që humba ndaj Zvicrës në ndeshjen debutuese. Ndeshje shumë e ndjerë nga ne. Një ndeshje shumë e veçantë, shumë e çuditshme. Ishin në fushë dy vëllezërit Xhaka dhe me shumë lojtarë të tjerë me origjinë shqiptare kundërshtarë.

Megjithatë, me atë që u pa në fushë, fakti që kemi luajtur thuajse një orë me 10 lojtarë, si dhe rasti i Sadikut dhe i Gashit mund të kishim administruar më mirë lojën, sidomos rasti i Gashit, që ishte një rast i pabesueshëm. Ishte ajo pjesë që na ktheu në shtëpi. Por, skuadra filloi të ndjente dhe duhet të rrinte në atë turne. Ishte pjesa e parë shumë produktive e skuadrës tonë.

Cili është bilanci juaj si trajner në sasi dhe cilësi sa i përket futbollit tonë kombëtar?

Besoj që në këto 52 ndeshje që kam bërë, besoj që ishte një bilanc shumë i mirë. U nisëm nga një situatë e vështirë, edhe sa i përket skuadrës. Kishim shumë pak lojtarë dhe shumë pak lojtarë me përvojë. Na u desh që të bënim një hap dhe të provonim kualifikimin për në Botërorin e Brazilit. Problemi më i madh ishte që të krijonim grupin dhe më pas rezultatet.

Çfarë kujtoni nga kontakti i parë për të marrë drejtimin e kombëtares?

Kontakti i parë ishte informativ për të mësuar se cili ishte realiteti shqiptarë, nga këndvështrimi sesi jetohej dhe shikohej futbolli, cili ishte zhvillimi i futbollit, sepse flasim për mentalitete të ndryshme nga pikëpamja e punës. Ishte dëshira për të mos hyrë direkt, por me një gradualitet.

Pas ndeshjes me Iraelin ju thatë që do të rrinit deri në fund dhe befas të nesërmen vendosët për të ikur menjëherë. Çfarë ndodhi në ato 24 orë?

Nuk kisha folur ende me presidentin e Federatës. Fola me të dhe vendosëm të bënim bashkarisht konferencën e shtypit dhe me një pyetje precize që m’u bë, unë thashë që në fund të këtyre eleminatoreve do të rinovosh, unë thashë jo. Dhe po atë ditë në ndeshjen me Izraelin unë thashë të njëjtën gjë, jo sepse nuk mund të thoja sepse më duhej të flisja fillimisht me presidentin dhe presidenti ishte në dijeni të këtij vendimi tim.

Keni ndonjë ofertë tani? Do vazhdoni me ndonjë kombëtare apo klub? Çfarë do të bëni tani?

Le të themi që nga momenti që jam dorëhequr, të gjithë situatat e merkatos kanë qenë të mbyllura për Italinë, Spanjën, Anglinë. Kam dhënë dorëheqjen në një moment kur nuk kishte shumë lëvizje. Megjithatë, nga shtatori dhe tetori nisin ndryshimet, ndonjë klub apo federatë.

Arabia është përmendur…

Po është e vërtetë më kanë bërë një ofertë dhe shumë e mirë në aspektin ekonomik. Do të doja të kisha një opsion tjetër për të qenë i sinqertë. Megjithatë, edhe nëse pushoj do të jem shumë i kënaqur sepse kam shumë nevojë.

Çfarë mbani mend nga këto gjashtë vite në Shqipëri? Diçka që ju ka befasuar…?

Unë jam një elefant, kujtoj gjithçka! Kujtoj ditën e parë që kam ardhur këtu, shumë situata të bukura dhe të këqija, situata të vështira. Ajo që kujtoj është fakti që këto 5 vite ikën menjëherë. Unë kam ardhur këtu pesë vite e gjysmë më parë dhe vendosa unë që ta mbyll sepse mendova që u mbyll rrugëtimi dhe dua ta lë duke ruajtur një kujtim shumë të bukur. Shpresa ime mbetet që kjo është tokë e jashtëzakonshme dhe në një të nesërme mund të na kryqëzojë sërish rrugët.

Ju shpresoni në një rikthim?

Ta them tani…megjithatë kurrë mos thuaj kurrë në jetë. Nuk kam bërë në karrierën time gjëra të këtij niveli në jetë. Edhe pse tek Modena më thonë të gjithë kthehu, megjithatë kam kohë që kam ikur dhe nuk u ktheva kurrë. Mua më lidh shumë ky vend dhe e quaj vendin tonë.

Çfarë do t’ju mungojë nga Shqipëria?

Mikpritja e njerëzve, gatishmëria për të më ndihmuar, klima “naive”, por shumë e bukur, do të më mungojë kuzhina shqiptare, do të më mungojë rinia këtu dhe gjithë kjo gjallëri, një realitet shumë i bukur nga i cili jam ndjerë shumë mirë.

SHKARKO APP