Rrëfimi i gjyqtarit Andi Koçi: Si më sulmoi Erion Braçe në fundin e ndeshjes…
Ndeshja kryesore e javës së 30-të të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Skënderbeut u mbyll mes polemikash, ku protagonist këtë herë ishte deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.
Sipas raportit të vëzhguesit dhe gjyqtarëve, në përfundimin e takimit, ata janë goditur me sende të forta, nga tribuna VIP dhe si agresor është identifikuar pikërisht deputeti Braçe. Në një prononcim për “Top Channel”, gjyqtari i super sfidës së djeshme, Andi Koçi, rrëfen atë që ndodhi në fundin e ndeshjes.
“Kur po i drejtoheshim dhomave të zhveshjes në pjesën e tunelit, isha i rrethuar nga rojet e sigurisë në atë moment, shikoj një objekt që mu tha që ishte një çakmak që hidhet nga tribuna.
Në momentin që futem në pjesën e tunelit më komunikohet nga asistentët, e më identifikohet me emrin e zotërisë në fjalë (Erion Braçe). Më vjen keq që problemet vijnë nga tribuna.
Moviola? Rastet i kam parë pas ndeshjes. E bëj gjithmonë. Mendoj se i kam zgjidhur në mënyrën e duhur. Nuk kanë pse të ankohet asnjë prej dy ekipeve. Natyrisht që goli në minutën e fundit dhemb. Edhe mua po të më iki një penallti e padhënë në të 94-tën normale që dhemb”, tregon Andi Koçi.
KOHA JONË SONDAZH

