Rrëfimi i veçantë i Granit Xhakës: E urrej të jem vetëm, më duhen njerëz afër!

Granit Xhaka ka bërë një rrëfim interesant gjatë një interviste për BBC Sport, duke folur hapur për anën e tij emocionale dhe ndikimin që karriera në futboll ka pasur në jetën personale. Mesfushori shqiptar ka pranuar se e urren vetminë dhe se ka nevojë të vazhdueshme për praninë e njerëzve të afërt.

“E urrej të jem vetëm. Nuk më pëlqen të jem i vetmuar. Mendoj se kjo lidhet me karrierën time në futboll dhe me disa momente jo të mira që kemi kaluar”, ka thënë Xhaka.

Futbollisti ka theksuar se familja është pika e tij më e fortë dhe se mungesa e saj e ndikon shumë në përditshmëri: “Jam një person që, nëse familja ime nuk është këtu, më duhen njerëz afër. Kam nevojë të kem dikë pranë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhaka ka ndarë edhe një detaj personal që tregon sa e vështirë është për të të qëndrojë vetëm: “Për shembull, nëse gruaja ime apo fëmijët nuk janë në shtëpi, unë nuk fle në dhomën e gjumit. Fle në sallon apo diku tjetër. Ndihem shumë keq”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?