Rrëfimi shokues i Gomez: Në atë kohë doja që të vdisja …
Papu Gomez mund të shijojë pjesëmarrjen në Champions League këtë sezon. Sulmuesi i Atalantës ka folur në programin “Smoke Free”, duke zbuluar një prapaskenë shumë interesante që ka ndodhur në vitin 2013.
“Isha në Argjentinë me Simeonen, një ditë shkuam të drekonim. Ai më tha se kur të kthehej në fazën para-sezonale, do të më kërkonte si përforcim tek Atletico Madrid, por ishin keq financiarisht”.
Për 4 milionë euro transferimi i tij te Los Colchoneros nuk u krye: “Catania kërkoi 10 milionë euro, ata më ofruan 6. Nuk donin që të më shisnin, ndaj dhe doja që të vdisja”. Pikërisht në atë periudhë u transferua te Metalist, para se të kalonte më pas tek Atalanta. /R.Lika-Koha Jone/