Rrëfimi shokues i Reinës: Isha me koronavirus, ndihesha sikur më kalonte një kamion sipër!
Pepe Reina ka dhënë së fundmi një intervistë shokuese për “Cadena Cope”, duke rrëfyer ditët e vështira me koronavirus.
“Javën e kaluar kam patur simptomat e koronavirusit. Kanë qenë ditë të vështira në të cilat kam marrë masat e nevojshme për të mos infektuar pjesëtarët e tjerë të familjes. Në Angli nuk i bëjnë testet dhe kjo nuk është gjë tjetër veçse një problem. Por tani jam mirë. Ka qenë e vështirë. E kam ndjerë veten sikur më ka kaluar një kamion sipër”, deklaroi gardiani i njohur.
Më tej ish-portieri i Milanit dhe i Napolit fol edhe për urgjencën pandemike në Angli.
“Unë ndjek gjithçka që si në Spanjë, apo edhe Itali. Është një periudhë e vështirë, të gjithë jemi të shqetësuar. Ajo që më shqetëson më shumë, është që shoh njerëz që largohen dhe s’kanë mundësinë as të përshëndeten nga familjarët e tyre.
Ne duhet të respektojmë të gjitha rregullat e sigurisë që na janë dhënë, vetëm në këtë mënyrë ne do të jemi në gjendje të dalim prej tij. Futbolli është sekondar për momentin, nuk më intereson, kur të kthehemi në fushë, ajo që ka rëndësi është shëndeti, unë e kuptoj që ka interesa të mëdha ekonomike, por është e njëjta gjë në të gjithë sektorët”, deklaroi Reina. /R.Lika-Koha Jone/