Rrezikon të operohet, sulmuesi më i mirë i Superiores mund të mbyllë para kohe sezonin
Laçi është në luftë për të siguruar një vend në kompeticionet europiane për sezonin e ardhshëm mund të mos ketë në dispozicion “armën” e tij më të fortë. Bëhet fjalë për sulmuesin nigerian me pasaportë amerikane Kyrian Nwabueze, i cili është golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore në këtë sezon me 17 gola të realizuar.
Nwabueze edhe pse ka qenë i pranishëm në seancat stërvitore pas pandemisë, vuan nga një dëmtim i hershëm i cili mund ta detyrojë ta mbyllë përpara kohe këtë sezon futbollistik.
Stafi mjekësor i klubit kurbinas i trembet faktit se sulmuesi mund të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale dhe nëse kjo ndodh atëherë Nwabueze do ta mbyllë përpara kohe këtë sezon. Një tjetër problem për Cungun është edhe ai i Jomba Dembakit i cili për momentin ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mund të mos kthehet deri në fund të këtij sezoni.