Rrëzohet avioni. Shuhet krejt ekipi i futbollit

Një avion me 81 persona në bord, përfshirë një ekip brazilian të futbollit, është rrëzuar gjatë fluturimit për në qytetin Medellin të Kolumbisë.

Detajet nuk janë të qarta, por, sipas disa njoftimeve të para besohet se ka të mbijetuar. Avioni çarter i linjës “La mia” ishte nisur nga Bolivia dhe kishte futbollistë të ekipit Chapecoense, thanë zyrtarë të aeroportit.

Ekipi është dashur të luajë në finalen e turneut Copa Sudamericana kundër ekipit të Medellinit, Atletico Nacional.Finalja e turneut të Amerikës Jugore ka qenë e paraparë të mbahet të mërkurën, por tani është pezulluar.Ekipi nga qyteti Chapeco ka arritur fianlen pasi ka mundur javën e kaluar San Lorenzon e Argjentinës.Sipas disa raporteve, aeroplani me 72 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit është rrëzuar në zonat malore jashtë qytetit, para mesnatës, me kohën lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjashtë persona i kanë mbijetuar tragjedisë në Kolumbi, të paktën kështu raportojnë mediat botërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas mediave botërore, 75 persona kanë vdekur dhe vetëm gjashtë kanë shpëtuar pas rrëzimit të aeroplani i cili ishte duke bartur skuadrën braziliane të futbollit, Chapecoense.

Lajmin e bëri të ditur shefi i policisë lokale në Antoquila , që duket se tani i kanë ndërprerë edhe kërkimet në aeroportin Medellin, për shkak të reshjeve të shiut.

Shkaku i rrëzimit nuk dihet ende, por në atë kohë raportohet se ka pasur shira dhe bubullimë. Autoritetet dhe ekipet e shpëtimit janë aktivizuar menjëherë, por një helikopter i forcës ajrore është dashur të kthehet prapa për shkak të shikueshmërisë së dobët.

Vetëm tri ditë më parë mediat e Amerikës së Jugut i kishin kushtuar një vëmendje të veçantë ekipit të kampionatit elitar të Brazilit me emrin Chapocoense për suksesin e madh që kishte arritur, daljen në finalen e Kupës SudAmericana (E dyta më e rëndësishme pas Libertadores). Finale të cilën duhet ta luante nesër, por një aksident tragjik ka bërë që ekipi të mos i mbijetojë rrëzimit të avionit të kompanisë boliviane Lamia në qytetin e Medelinit, aty ku do luanin ndeshjen e parë finale. Por ja çfarë shkruajnë mediat për Chapocoensen dhe suksesin e saj.

chapocoenseee

“Është e zakonshme për brazilianët të thonë që vendi ka 12 skuadr të gatshme për të fituar titullin kombëtar që në fillim të sezonit.

Një klub i vogël, gjithsesi po thyen këtë logjikë dhe ka mundësinë e artë për tu bërë në vitin 2016 suksesi më I madh I klubeve braziliane në nivel ndërkombëtar.

583d17c2c36188d7598b4599

Shumë pak e njohura Chapocoense do të luajë finale e Kupës së Amerikës së Jugut kundër Atleticos së Kolumbisë në dy ndeshje. E para më 30 nëntor në Medelin dhe finalja në Brazil më 7 dhjetor. Ndeshja e kthimit nuk do të luhet në Chapeco apo në shtetin e Santa Caterina. Klubi ka vendosur të luajë finale në Curittoba, në  stadiumin  Couto Pereira në gjendje të presë 40.000 persona, kërkesë kjo e Conmebol. “Aspekti financiar nuk është problem. Do të bëjmë çdo gjë të mundur për të ndihmuar fansat tanë për të parë ndeshjen” thoshte Mauro Stumpf, zv presidenti i Klubit të Futbollit. Sukseset më të mëdha Chapocoense I ka në vitet e fundit ku ka mundur të rezistojë në Serinë A Braziliane. Ndërsa ndeshjen e parë ndërkombëtare e e luajti në vitin 2015 në Kupën SudAmericana, ku në këtë sezon arriti të eliminojë ekipe tradicionale si Indipendiente e Argjentinës dhe kampionët aktualë të Kupës Libertadores, San Lorenzo. Jo keq për një ekip të formuar në vitin 1973.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?